Trágjike/ Mbytet anija me emigrantë që ishte nisur për në Angli, dy persona ngrijnë në ujërat e ftohta të Dunkirk, mes tyre një fëmijë 5-vjeçar

0
204

Një anije me emigrantë është mbytur duke u përpjekur për të kaluar në kanalin e Dunkirk, me synimin për të mbërritur në Angli.

Bëhet me dije se një person është mbytur ndërsa dy të tjerë, përfshirë një fëmijë pesë-vjeçar, kanë vdekur si pasojë e arrestit kardiak në ujërat e ftohta.

Të paktën 18 persona, të kombësive irakiane dhe iraniane janë shpëtuar ndërkohë që raportohet se një fëmijë tjetër, i moshës tetë vjeç, është aktualisht duke luftuar me jetën e tij.

Të shpëtuarit janë duke u trajtuar në spitalet e Calais dhe Dunkirk, pohuan zyrtarët.

Rojet bregdetare franceze u njoftuan nga anija me vela “Marbuzet” për praninë e një varke migrantësh në vështirësi në kanalin Dunkirk, ç’ka solli dhe angazhimin e autoriteteve për shpëtimin e tyre.

Fax web