Tragjike në fshatin Shushicë të Elbasanit. E zuri kolona e banesës poshtë, humb jetën 64 vjeçari

0
249

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.