Thomas Tuchel do të largohet nga drejtimi i Bayern Munich në fund të sezonit, teksa kjo tashmë është e konfirmuar.
Kampionët në fuqi, kanë nisur që tani nga puna, për të gjetur trajnerin e sezonit të ardhshëm.
Sipas raportimeve nga Anglia, bavarezët duan Xabi Alonson në stol, me spanjollin që po i mrekullon të gjithë në drejtimin e Leverkusen.
Thuhet se Bayern Munich ka gati një pagë prej 23 milionë eurosh në sezon, për ta bindur Alonson që të marrë drejtimin e bavarezëve.
Në rast se kjo do të realizohej, Alonso do të bëhej trajneri i tretë më i paguar në botë, pas Simeones dhe Guardiolës.