Tregjet janë plot, por blerjet në Elbasan janë të pakta

0
150

Çmimet nuk kanë pësuar ndryshime të forta gjatë verës, por për një pjesë të banorëve të Elbasanit, shumë produkte janë të papërballueshme, kur bëjnë bilancin e të ardhurave familjare.

“Për ekonominë shqiptare nuk është asnjë gjë e përballueshme”

“Unë se përballoj dot jetesën se jam me katër jetima”, shprehen banorët

Në këto kushte, thonë se heqin dorë nga dëshirat dhe për tryezën familjareve marrin vetëm produktet më të nevojshme.

Nga ana tjetër situata nuk duket e mirë as për tregtarët, të cilët pohojnë se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.

Si shkak ata rendisin se pari largimin nga vendi të njerëzve si dhe varfërinë.

“Kjo vjen sepse populli është bërë fukara fare. Shumica kanë ikur në emigrim. Ja, për dy ditë dy thasë patate nuk i shesim. Lekët paguhen, të gjitha paguhen, populli nuk ka para. Ne tre muaj si pasojë e pandemisë mbetëm pa punë”, shprehet tregtarja.

Sipas raportit të fundit të Eurostat, Shqipëria ka cmimet me të larta të ushqimeve në rajon, krahasuar me mesataren e BE.