Tregtarët e Belshit në protestë për spostimin e tregut dhe mungesat e hapsirave për ta

0
86

Mëngjesin e ditës së sotme tregtarët në qytetin e Belshit janë ngritur në protestë për spostimin e tregut dhe mungesat e hapsirave për ta.

Sipas tyre spostimi drejt tregut është i pa drejtë pasi ndodhet larg zonës së banuar ndaj askush nuk shkon për të blerë.

Në anën tjetër është e pa mundur që një numër i madh tregtarësh të zhvendosen atje pasi hapsira e vendit është e pa mjaftueshme.

Ndërkohë bashkia Belsh që prej ditës së djeshme ka bllokuar rrugën duke vendosur si barrikade kamione e rimorkjo në mënyrë që tregtarët të mos kalojnë.

Kjo ka shkaktuar problem dhe tek banorët e zonës të cilët mbesin të bllokuar në pa mundësi për të kaluar.