Peqini është një prej bashkive më të varfëra në qarkun e Elbasanit.Tregu agroushqimor është dëshmia e mungesës së investimeve dhe varfërisë që mbizotëron atje. Tregtarët shprehen se i kanë kërkuar disa herë Bashkisë që të investojnë, por një kërkesë e tillë nuk është marrë parasysh asnjëherë.
Ky është tregu agroushqimor i Peqinit. Prej shume vitesh tregtarët janë të detyruar ti tregtojnë produktet pa kushte higjienosanitare.
Ata thonë se kanë vite që shesin në keto kushte dhe deri më sot bashkia e Peqinit nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar kushtet.
“Nuk janë kushte të mira.Shumë ftohtë.Tregu ka qenë kështu gjithmonë për ne fshatarët.”
Edhe konsumatorët nga ana tjetër thonë që i shqetëson siguria e produkteve që blejnë për konsum por nuk kanë alternativë tjetër. Ky është tregu i vetëm i qytetit.
“Tregu është i dobët fare”.
“Jam i detyruar ti blej, ku ti marr, të shkoj në fshat dhe ti blej?”
Edhe pse prej vitesh si qytetarët ashtu edhe tregtarët kanë kërkuar nga bashkia e Peqinit që të investojë për një treg të mirëfilltë, deri më tani lutjet e tyre duket se do të vijojnë të mbeten një dëshirë pasi siç është shprehur edhe më herët, Bashkia nuk ka fonde për të investuar.