“Patinazh” në rrugën me akull, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur nga përmbysja e makinës në aksin Bulqizë-Peshkopi

0
174

Akulli në rrugë kthehet në burim aksidentesh, tek Pishat në Bulqizë.

Ndonëse nuk ka prani të dëborës, aksi nacional Bulqizë-Peshkopi është kthyer në burim aksidentesh kryesisht në orët e para të ditës.

Dy automjete kanë dalë nga rruga në vendin e quajtur “Pishat” si pasojë e pranisë së akullit në asfalt

Nga batimi i dy automjeteve ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 3 të tjerë.

“Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital”.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes,po hetohet për shkaqet e aksidentit.

Ky segment rrugor është vazhdimisht problem në stinën e dimrit për shkak të pranisë së akullit, ndërsa firma mirëmbajtëse kujtohet të hedhë kripë vetëm kur ka reshje dëbore.