22.4 C
Elbasan
Ballina ELBASANI SOT Tregu i Qukësit drejt degradimit, Bashkia vjel taksat, por nuk e mirëmban

Tregu i Qukësit drejt degradimit, Bashkia vjel taksat, por nuk e mirëmban

0
201

Edhe pse është ndërtuar vetëm 3 vite më parë tregu i Qukesit në bashkinë e Prrenjasit është drejt degradimit.

Infrastruktura rrugore është tejet e dëmtuar, teksa është e vështirë të flasësh për kushtet higjeno-sanitare.

Gjatë dimrit lagështira dhe balta krijojnë vështirësi për tregtarët por edhe për blerësit.

“Tregtari kalon rrugës, nuk ke ku shkel. Bëhet liqen me baltë. Bashkia merr taksat”.

“Nuk mirëmbahet.”

Plehrat shpesh qëndrojnë prej muajsh, ndaj dhe rreziku për infeksione është i lartë.

Në këtë kohë pandemie ku respektimi i higjienës kërkohet me ngulm këtu është thuajse e pamundur.

Edhe pse është funksional nje herë në javë, çdo ditë të enjte, ky treg i sherben jo vetëm banorëve të Qukësit por edhe banorëve që vijnë nga zonat rurale përreth tij.