Tri herë i dëbuar por prapë nuk dëgjon, ky është shqiptari që nuk ka lënë në qetësi policinë britanike

0
1424

Hazir Lala  është trafikanti  i pabindur i qenieve njerëzore, me origjinë shqiptare, i cili u dëbua të premten (26 nëntor)  për herë të tretë nga Britania, pasi u arrestua sërish nga policia londineze.

Aktualisht 39-vjeçari i arrestuar, iu është dorëzuar institucioneve kompetente të Zbatimit të Emigracionit për Dëbim.

Mediet britanike pasqyrojnë historikun e akuzave që rëndojnë kundër Hazir Lalës.

Lala është dënuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, drejtim mjeti pa sigurim dhe posedim kontrolli të dokumenteve false në prill të 2016-ës

Atij iu ndalua të drejtonte makinën për pesëmbëdhjetë muaj dhe u burgos për gjashtë muaj.

39-vjeçari  u arrestua sërish në Mbretërinë e Bashkuar në shtator 2019 për vepra të krimit të organizuar në Belgjikë.

Më vonë ai u urdhërua të ekstradohej dhe të kthehej në Belgjikë në vitin 2020, ku u dënua për trafikim njerëzor dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Por Lala nuk njeh të ndalur, ai u kthye në MB dhe u arrestua përsëri në bazë të aktit të Emigracionit 1971 në shkurt të 2020-it.

Si rrjedhojë u dëbua  në Shqipëri në gusht të  2020, por arriti të “shpëtojë”  përsëri, duke ardhur në Angli.

Prej muajsh policia londineze ishte në kërkim të shqiptarit kriminel.

Jacque Beer, kreu rajonal i hetimeve të NCA, tha: “Hazir Lala është një trafikant njerëzor dhe nuk ka vend në MB, prania e tij këtu paraqet  rrezik për qytetarët”.

ora tv