Tomorri është bariu i cili u bë pjesë e “Bagëti e Bujqësi”, ku gjatë bisedës me gazetaren Rudina Muça, zbuloi sakrificën që bën prej muajsh.
Bariu rrëfeu se prej 34 vitesh bën të njëjtën punë dhe nuk ndjehet i lodhur, teksa me shaka tregon se do ta vazhdojë ende ngjitjen në mal.
Rudina Muça: Si je? Sa kohë ke që ecën?
Tomorri-Bari: Kam që në mëngjes që eci. Nuk jam lodhur
Rudina Muça: Ku do të pushosh?
Tomorri-Bari: Në Libohovë, më duhen tre orë rrugë në këmbë.
Rudina Muça: Sa ditë ke që ecën në këmbë?
Tomorri-Bari: Kam 16 ditë, nuk jam lodhur. Më kanë vrarë vetëm pengesat e rrugës. Ka vende ku nuk kaloj dot.
Rudina Muça: Sa vite ke që e bën këtë punë?
Tomorri-Bari: Këtu në Gramoz kam 34 vite. Unë shkoj në malin e Gramozit.
Rudina Muça: Ku fle dhe qëndron?
Tomorri-Bari: Kam bërë stanin atje. Qëndroj në mal për 6 muaj, pjesën tjetër të vitit zbres poshtë. Një muaj e kam rrugë. Do ngjitem dhe do të ulem.
Rudina Muça: Ti jeton mirë me këtë punë?
Tomorri-Bari: Po shumë mirë, shkëlqyer. Punoj dhe fitoj, jetoj mirë, njeriu nuk i bie në qafë.
tch