Tritol banesës në Shkodër/ Policia, ende asnjë pistë hetimi. 62 vjeçarja dhe djali i saj mohojnë të kenë konflikte

0
38

62 vjeçarja Frida Sala dhe djali i saj, në oborrin e banesës së të cilëve u vu një sasi tritoli në orët e para të mëngjesit të së hënës, kanë mohuar te kenë konflikte me njeri. Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se policia ende nuk ka asnjë pistë hetimi duke qenë se ata njihen si persona jo problematikë.

“Është një zonë që punon në doganë, nëpunëse e doganës, ndërkohë që djali i saj punon tek një kompani që merret me shpërndarjen e internetit dhe TV kabllore. Nuk janë persona që kanë pasur konflikte. Është mësuar nga grupi hetimor, pasi janë sekuestruar kamerat e sigurisë, shihet një person me motoçikletë i cili vijon deri në fund të rrugicës dhe hedh lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale në oborr dhe në dy automjete që kanë qenë të parkuara aty.

Është ende e paqartë arsyet dhe shkaqet duke qenë se nuk kanë asnjë pistë, duke qenë se të dy punojnë në punë që nuk mund të ngjallin konflikte. E vetmja pistë ku po heton është ndonjë konflikt i çastit, që dyshohet se mund të ketë pasur i biri, ai ka deklaruar se muajt e fundit nuk ka pasur konflikt me ndonjë person.“, raportoi gazetari.

Nga shpërthimi, pati vetëm dëme materiale në oborr dhe dëmtime në dy makina që ndodheshin pranë./abcnews.al