Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbasditen e sotme në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.
Raportohet se një burrë ka qëlluar për vdekje me armë zjarri të vëllain dhe kunatën e tij.
Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota.