Tronditjet në PD pasqyrohen edhe tek PS, çfarë paralajmëron Edi Rama

0
121

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin e partisë më datë 29 Janar.Burime për ABC, bëjnë të ditur se mbledhja e Kongresit do të mbahet në kuadër të disa ndryshimeve statuore. Ndërkohë sot, kryeministri Edi Rama pati një mbledhje me kryesinë e PS-së, ku u shpreh se pjesë e diskutimit ishte ripërtëritja e partisë me të rinj dhe mbledhja e Asamblesë që do të paraqes sfidat për 4 vitet e ardhshme. Për sa i përket mbledhjes së Kongresit të PS, ende nuk dihet se në cilat pika të statutit do të ketë ndërhyrje.

Duket se tronditjet në partinë më të madhe opozitare të vendit, atë të PD-së, po pasqyrohen edhe tek Partia Socialiste. Kujtojmë se në dy Kuvendet e mbajtura në PD atë të Sali Berishës më 11 dhjetor dhe atë të Lulzim Bashës u bënë dy palë ndryshime. Të dy grupet tashmë të ndarë në PD nuk i njohin ndryshimet statuore të njëri-tjetrit, ndërsa përplasja për to ka shkuar edhe në gjykatë.