Tuneli i Llogorasë, vepër strategjike për turizmin në rivierën mahnitëse të Jonit

0
272

Tuneli i Llogorasë do të jetë një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.

Kështu e cilëson ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë projektin e tunelit të Llogorasë, I cili do të krijojë akses të shpejtë e të sigurt drejt “Perlës së Ballkanit”

Me këtë vepër aksi Orikum-Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta, ndërkohë që sot përshkohet për 55 minuta.

Tuneli i Llogorasë do të ketë një gjatësi prej 5.9-6 km, do të lëvizet me shpejtësi 50-80 km orë , do të ketë karrexhatë me dy sense dhe 1 tunel emergjence.

Udhëtimi nga Ura e Shën Elizës deri tek Ura e Palasës do të bëhet për 7-10 minuta.

Qeveria shqiptare hapi dje garën për projektin inxhinierik për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, i cili do të ndërtohet me fondet e buxhetit të shtetit.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi tunelin e Llogorasë  si pjesë e një mozaiku dhe  vizioni strategjik zhvillimi dhe zinxhiri projektesh që janë ndërtuar mbi bazën e një vizioni.

Tuneli i Llogorasë është pjesë e paketës së madhe të infrastrukturës në mbështetje e shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të strategjisë për zhvillimin e turizmit që ka qeveria./atsh