Turpërim historik! Bajerni ia bën 8 me 2 Barcelonës së Mesit

0
181

Disnivel i frikshëm! Bajerni ka shpartalluar Barcelonën me rezultatin 8-2 duke i shpërfytyruar totalisht katalanasit e drejtuar nga Setien.

mini_3200x2000-BAYERN-cares-messi_lewandowski-1-

Myler hapi serinë e golave në minutën e 4-t, ndërkohë që Alaba vendosi baraspeshën në minutën e 7-të, falë një autogoli të çuditshëm. Në këto moment Barcelona merr zemër dhe provon të përmbysë rezultatin por vetëm kaq, pasi nga minuta e 22-të, kur Perisiç realizoi golin e dytë, katalanasit u shpërfytyruan totalisht. Gnabri në të 28-tën dhe Myler në të 31 plotësuan “pokerin” në pjesën e parë.

LIVE: BARCELONA – BAJERN MYNIH 2-8

Alaba 7′ (autogol), Suarez 57′  / Myler 4′, 31′,  Perisiç 21′, Gnabri 27′, Kimish 63′, Levandovski 82′, Kutinjo 85′, 89′