Turqia lëkundet sërish nga një tërmet, ja sa ishte magnituda

0
73

Një tërmet i ri tronditi të enjten në mbrëmje provincën më jugore Hatay të Turqisë, tha agjencia e vendit për fatkeqësitë. Sipas Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë 5 goditi qarkun Defne në orën 18:53 me orën lokale (1553 GMT) në një thellësi prej 9.76 kilometrash (6 milje).

Guvernatori i Hatay Rahmi Dogan tha se disa ndërtesa, të cilat tashmë ishin dëmtuar nga tërmetet e mëparshme, u shembën. Sipas raporteve fillestare, nuk kishte të lënduar apo njerëz të bllokuar në mbeturina. Të martën, një tërmet me magnitudë 6.4 goditi Hatajn, duke vrarë gjashtë persona, vetëm dy javë pasi lëkundjet e fuqishme goditën rajonin jugor të Turqisë.

Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë tronditën Turqinë jugore. Me qendër në provincën Kahramanmaras, ata goditën 10 provinca të tjera – Hatay, Gaziantep, Malatya, Adiyaman, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig. Të paktën 43,556 njerëz u vranë në tërmetet e dyfishta, sipas shifrave të fundit zyrtare. Mijëra të tjerë u plagosën gjithashtu. Rreth 8,550 pasgoditje kanë ndodhur që nga tërmetet e dyfishta, tha Orhan Tatar, drejtori i përgjithshëm i tërmeteve dhe reduktimit të rrezikut në AFAD.