Tymi mbulon Gjirokastrën, riaktivizohet zjarri në Lunxhëri, rrezikohen banesa

0
144

Riaktivizohen vatrat e shuara të zjarrit ne Lunxheri.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit rrezikohen banesat në Arshilengo

Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim (PMNZSH) është angazhuar në shuarjen e flakëve në zonën e Lunxherise.

Dyshohet se flakët sot janë riaktivizuar nga një vatër e djeshme e cila mesaduket nuk ka arritur të shuhet plotësisht, raporton Ora News.

Një natë më parë u shkrumbuan më shumë se 40 hektarë kullotë dhe shumë drurë frutore, kryesisht vreshtari

Ora News, mëson se janë arrestuar 3 persona.

Temperaturat e larta të ajrit duket se kanë influencuar sërish ne rigjallërimin e zjarreve të cilat po avancojnë ne pjesën e sipërme të fshatit Krinë dhe Kakoz, informon gazetarja e Ora News, Entiola Budo.

ORA