U asfiksuan gjatë punës, rritet numri i të shtruarve në Spitalin e Fierit

0
62

Në spitalin e Fierit vazhdojnë të mbërrijnë punonjës të kompanisë koreane, të cilët dyshohet se  janë asfiksuar nga lëndët kimike gjatë procesit të punës.

Në urgjencë ndodhen tre punonjëse, qe janë paraqitur në orët e para të mëngjesit. Gjithsej janë 10 punonjës që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa po mbërrijnë edhe punonjës të tjerë.

Kompania koreane nuk ka bërë ende një sqarim se çfarë i helmoi punonjësit e saj gjatë punës. Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor për të hedhur dritë për rrethanat.