Familjes së një babai, i cili u dënua gabimisht për vrasje, i është kërkuar falje nga policia 70 vjet pasi ai u ekzekutua në një burg britanik.
Mahmood Mattan, një somalez britanik dhe ish-detar, u var në vitin 1952 pasi u dënua për vrasjen e shitëses Lily Volpert në dyqanin e saj në Cardiff.
Policia e Uellsit të Jugut ka kërkuar falje
Gruaja e Mattan, Laura dhe tre djemtë e tyre David, Omar dhe Mervyn, i cili njihej gjithashtu si Eddie, bënë fushatë për 46 vjet pas ekzekutimit të tij për të pastruar emrin e tij.
Familja Mattan mori dëmshpërblim nga në vitin 2001, por kurrë nuk u ishte kërkuar falje nga forcat e policisë deri më tani.