U dënua për spiunazh për Britaninë e Madhe, Irani ekzekuton ish-zv.ministrin e Mbrojtjes

0
58

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes Alireza Akbari, i cili u dënua me vdekje në Iran, është ekzekutuar, thonë media shtetërore iraniane.

Familjes së Akbarit iu kërkua të shkonte në burgun e tij për një “vizitë përfundimtare” të mërkurën dhe gruaja e tij tha se ai ishte transferuar në izolim.

Ish-zëvendësministri i mbrojtjes iranian u arrestua në vitin 2019 dhe u dënua për spiunazh për Britaninë e Madhe, të cilën ai e mohoi.

Britania e Madhe i kishte kërkuar Iranit të ndalonte ekzekutimin dhe ta lironte menjëherë.

Të premten, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly paralajmëroi se “Irani nuk duhet të ndjekë kërcënimin brutal të ekzekutimit”.

“Ky është një akt i motivuar politikisht nga një regjim barbar që ka shpërfillje totale për jetën njerëzore”, shkroi Cleverly të mërkurën në Tëitter.

Irani postoi një video të zotit Akbari këtë javë duke treguar atë që dukej të ishte rrëfim i detyruar.

Ai kishte thënë më parë në një mesazh audio të marrë nga BBC Persian se ishte torturuar për të rrëfyer krimet që thoshte se nuk i kishte kryer.