U dhunua nga familjarët e ish bashkëshortit, 33 vjeçarja mes lotësh: Institucionet nuk më kanë mbështetur

0
116

Për të disatën herë në vendin tonë Urdhrat e Mbrojtjes kanë treguar se nuk funksionojnë, pavarësisht aprovimit nga Gjykata.

Kjo është 33-vjeçarja Dava Ndoj nga fshati Markatomaj i Lezhës, e cila një ditë më parë u përfshi në një konflikt me familjaret e bashkëshortit me të cilin është në proces divorci.

Nëna e 4 fëmijëve thotë se dhuna ndaj saj është e vazhdueshme që prej muajit janar të këtij viti.

“Lufta është më 16 janar e këtej. Lufta vazhdon sepSe avokati është dhëndri i shtëpisë dhe kur gruaja e avokatit është konkretisht ajo që më ka goditur,” thotë Ndoj.

Me lot në sy, 33-vjeçarja Ndoj, thotë se nuk ka gjetur mbështetje nga institucionet shtetërore.

“Jam edhe me urdhër mbrojtje, por nga shteti nuk kam gjetur kurrë qetësi. Të merren të gjitha masat e duhura dhe të më japë qeveria një rrugëzgjidhje mua dhe fëmijëve të mi,” thotë ajo.

Mes vështirësive ekonomike dhe një fëmije të sëmurë, Dava Ndoj kërkon mbrojtje.

“Ujin ma kanë ndërprerë qëllimisht që të ma bëjnë jetën më të vështirë. Djalin e madh e kam me probleme shëndetësore. Ai ka nevojë për ujë dhe drita 24 orë sepse është dhe me insulinë,” tha 33 vjeçarja.

Prej mbrëmjes të së shtunës ku ajo u dhunua nga kunata e saj, Age Gjaci e cila është arrestuar tanimë, Dava Ndoj po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa 4 fëmijët po qëndrojnë në një qendër bamirësie në Fushë-Krujë.

ora tv