U fotografua rrugëve të Prishtinës edhe pse ishte me Covid-19, Eliza Hoxha, tregon pse theu karantinën: Isha në gjendje…

0
213

Këngëtarja e njohur kosovare Eliza Hoxha ka reaguar pas fotografive, që u publikuan në rrjetet sociale, ku pretendohej se ajo ka thyer karantinën.

Për këto foto ka ardhur një reagim nga vetë këngëtarja, e cila sqaron situatën.
Në një postim në rrjetet sociale, Eliza Hoxha ka theksuar se po priste të vëllain me makinë për ta shoqëruar në spital.

Eliza Hoxha

Më tej, këngëtarja shton se në qoftë se do të dilte për kafe, nuk do ta kishte bërë publike.

Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme.
Për keqardhje! Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica”, shkruan Hoxha.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës para pak ditësh ka njoftuar që në testin për COVID- 19 ka rezultuar pozitiv.

(A.B)/Dosja.al