U godit me sende të forta nga burri, ndërron jetë 80-vjeçarja në Përmet

0
134

Një e moshuar 80 vjeç ka humbur jetën pasi u godit me sende të forta nga bashkëshorti i saj.

Shtetësja V.Dh banuese në Përmet u gjet e pajetë në banesën e saj nga shërbyesja e çiftit të moshuar mëngjesin e sotëm me shenja dhune.

Bashkëshorti i saj L.P., 82 vjeç e ka goditur me shkop druri duke i marrë jetën 80-vjeçares. Ndërkohë 82-vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i Policisë:

Përmet/ Informacion paraprak.

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.