U kap me 113 mijë euro në makinë/ Lihet në burg efektivi i RENEA-s, zbardhet dëshmia e tij: I gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë

0
79

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivin Altin Morina. Përpara gjykatës ai ka deklaruar se parate e sekuestruara në banesën e tij ia ka marrë një biznesmeni 20 minuta përpara arrestimit, dhe këto para nuk kanë prejardhje nga aktiviteti kriminal.

Për këtë ai ka qenë i gatshëm te bashkepunoj edhe me prokurorinë për ta vërtetuar këtë fakt. Sipas tij paratë ai i ka marrë për arsye familjare.

Fillimisht ai akuzohej për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave. Ndersa gjatë seancës ai është akuzuar vetëm për pastrim parash. Sipas prokurorisë efektivi i RENEA-s ka qenë në vëzhgim nga ana e autoritetve ligjësvatuese. Shuma e gjetur ishte 113 mijë euro.