U kapën duke vaditur parcelën e kanabisit mes pyjeve, në pranga 45-vjeçari bashke me djalin e nipin në Pukë

0
56

Një 45-vjeçar është vënë në pranga në Pukë për kultivim kanabisi. Bëhet e ditur se pas kontrolleve në terren, policia në Pukë ka arrestuar  L. S., 45 vjeç, djalin dhe nipi i tij, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, të tre banues në Nikël.

Nga hetimet e para rezulton se burri, i ndihmuar nga të miturit ka kultivuar  në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Këto të fundit, policia njofton se janë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /abcnews.al/