U konfliktua për motive pronësie dhe dhunoi vëllanë e tij, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari

0
22

Policia në Mat ka arrestuar një 55-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar vëllanë e tij për motive pronësie.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, bënë arrestimin e shtetasin T.K., 55 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas për motive pronësie, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht vëllanë e tij, shtetasin R.K., 59 vjeç, banues në fshatin Bel, Mat”, thuhet në njoftim.