U kritikua për veshjen e papërshtatshme, më në fund reagon Kendall Jenner

0
115

Në nëntor të 2021-shit, modelja e njohur Kendall Jenner u bë kryefjala e rrjetit, për shkak të një fustani që ajo kishte veshur.

Ajo ishte pjesë e ceremonisë së martesës së shoqes së saj Lauren Perez në Miami.

Për këtë rast, Kendall veshi një fustan të prerë, tërësisht të zi Mônot, i cili shfaqte prerje në formë diamanti në të gjithë gjoksin.

Ndjekësit e konsideruan veshjen si “të papërshtatshme” dhe e kritikuan modelen, duke i thënë se një veshje e tillë nuk mund të vishet gjatë një ceremonie martese.

Kendall ndërkohë, vendosi të mos reagojë ndaj këtyre kritikave dhe komenteve negative. Megjithatë, së fundmi zbuluam një detaj që e përmbyll një herë e mirë këtë çështje!

Nusja Lauren Perez ka ripostuar një seri fotosh nga dasma e saj në “Instagram”, duke i vendosur mbishkrimin: “Nata më e madhe e vitit 2021! Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!”

Në disa foto, duket dhe Kendall – së bashku me fustanin e saj famkeq – ku sërish tërhoqi kritika nga ndjekësit, duke përfshirë një që komentoi:

Veshje e papërshtatshme në një dasmë @kendalljenner, më vjen turp për ty.”

Një tjetër ndjekës i është përgjigjur komentit të atij përdoruesi, duke shkruar:

“Nëse nuses nuk i intereson, pse të intereson ty, qetësohu.”

Lauren i ktheu përgjigje këtij komenti duke e konfirmuar, dhe duke na bërë të kuptojmë që veshja e Kendall nuk ishte një problem për të!

Edhe vetë modelja ka vendosur të reagojë, duke thënë:

@laurenperez padyshim që kërkova miratimin tënd paraprakisht. Ne e duam një dasmë plazhi.”

© SYRI.net