U përdorën dy armë, vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, në pranga edhe një grua 44 vjeçare, bashkëpunëtore në krim

0
58

Një 30-vjeçar dhe një grua 44-vjeçare, të dy të padënuar më parë , u arrestuan nga karabinierët e Venarias, në zonën e Torinos, për vrasjen e Fatmir Arës, sipërmarrësit shqiptar i cili u gjet i vdekur në San Carlo të Italisë në 3 shtator.

Çifti u dëgjua për orë të tëra nga karabinierët ditën e djeshme, përpara se të ndodheshin në prokurorinë e Ivrea dhe të merreshin në pyetje nga prokurorja publike Elena Parato.

Davide Osella , i cili kishte pranuar krimin, u arrestua më 6 shtator për vrasjen. Të dy akuzohen për bashkëpunim në vrasje me paramendim . Një seancë për të vërtetuar urdhrat e arrestit është caktuar për ditët në vijim.

Fatmir Ara u gjet i lidhur në një pemë dhe sipas autoriteteve fillimisht u masakrua me thikë para se të ekzekutohej me të paktën 3 plumba pistolete, edhe pse dyshohet se janë përdorur dy armë zjarri nga autorët.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes, shkruajnë mediat italiane.