Admir Bejo është gjetur këtë të dielë i pajetë në banesën e tij në rrethana ende të paqarta.
Paraprakisht dyshohet se Bejo ka pësuar trompozë në mushkëri dhe zemër, megjithatë nuk përjashtohet as pista e vdekjes nga mbidoza e drogës.
46-vjeçari ka qenë shënjestër e një sulmi me armë në muajin gusht të këtij viti, kur mbeti i plagosur nga shoku i tij pas një konflikti të çastit në lagjen Nr.1 të Kuçovës.
Konflikti tre muaj më parë ndodhi në banesën e mikut të Bejos pas një konflikti të çastit, kur shtetasi me inicialet E.R., 36 vjeç qëlloi dy herë me pistoletë në drejtim të 46-vjeçarit.
Bejo mundi të largohej për disa metra dhe më pas u shemb në tokë, ndërsa ishin kalimtarët e rastit ata që e gjetën të plagosur.