Një prej çiklistëve që u rrëzuan gjatë garës me biçikletë në aksin Kuç-Qeparo është në gjendje të rëndë dhe u transportua me helikopter drejt Tiranës.
Tre çiklistët kanë humbur kontrollin e biçikletës gjatë garës së etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, dhe dolën nga rruga. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:40.
Dy të tjerët ndodhen në spitalin e Vlorës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.