Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një 35 vjeçar me inicialet A.A është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërkohë nuk dihen ende arsyet përse viktima ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt
Njoftimi i Plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.09.2022, në rrugën “Mikel Maruli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij, shtetasi A. A., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.