U zgjodh nga tifozët ‘Njeriu i ndeshjes’, Muller: U argëtuam ndaj Barcelonës

0
214

Thomas Muller ka qenë një prej protagonistëve kryesorë të fitores historike 8-2 të Bayern Munchen ndaj Barcelonës e nuk është aspak rastësi që u zgjodh njeriu i ndeshjes nga votimi i tifozëve.

Në fjalët e tij menjëherë pas sfidës, ai nuk e fshehu entuziazmin për këtë sukses ndaj një rivali special, por njëkohësisht edhe objektivin për të fituar turneun.

“Është e vështirë ta shpjegosh. Skuadra jonë është në një formë të pabesueshme. Faleminderit për trofeun e ‘Njeriut të ndeshjes’, por ne kemi 12 apo 15 lojtarë që e meritojnë këtë. Ne punojmë me kaq intensitet ndaj është e vështirë të na mundësh.

Sot u argëtuam shumë, nuk ka rëndësi se cilët janë emrat e futbollistëve përballë. Sigurisht, Barcelona është një skuadër speciale, duhej të ishim më agresivë dhe të sulmonim me vazhdimësi. Kur ata bëjnë presing dhe driblojnë, nuk është problem. Kur kemi topin, ne kemi kaq shumë talent në fazën ofensive.

Mund ta imagjinosh që ndjehesh mirë pas kësaj ndeshje, por duhet të jemi të qetë dhe të rikuperojmë. Duhet të jemi shumë të lumtur. Nesër në mëngjes, do të zgjohemi dhe do t’u përgjigjemi mesazheve nga shtëpia dhe nga e gjithë bota. Pastaj do të duhet të përqendrohemi në ndeshjen tjetër. Jemi këtu për të fituar finalen”, tha sulmuesi gjerman, i cili shënoi dy gola në takimin e sotëm.

© SYRI.net