22.4 C
Elbasan

Flet mikesha e 29-vjecarit qe u vetevra ne infektiv: Nuk mbushej dot me frymë e kishte kapur frika në spital…

Xhino Koça, 29-vjeçari me portretin e qeshur, nga qyteti bregdetar i Durrësit, nuk jeton më.

I shtruar në spital i infektuar nga COVID-19, Xhino vendosi t’i jepte fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit.

Arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi 29-vjeçarin mbeten mister, për shkak se edhe vetë spitali “Shefqet Ndroqi” u shpreh në një deklaratë se ai ishte drejt shërimit nga sëmundja.

Xhino vinte nga një familje mjaft e njohur në Durrës.

Ai ishte djali i stilistes së VIP-ave, Lira Koça dhe kryetarit të Njësisë Administrative nr.2, Leonard Koça, si dhe nipi i humoristit të njohur Roland Koçës.

Në një intervistë për “abcnews.al”, mikesha e tij e ngushtë, Ingrid Kau tregon për një Xhino ndryshe nga ai që u përfytyrua pas lajmeve për vetëvrasjen e tij.

Ajo shprehet se Xhino ishte mjaft miqësor dhe aspak i mbyllur në vetvete.

Por përgjatë ditëve të fundit ai kishte nisur të tregonte një sjellje më të distancuar me miqtë e tij, duke kthyer mesazhe më shkurt se zakonisht.

Sipas saj, sjellja e tij kohët e fundit mund të lidhet edhe me ankthin se nuk mbushej dot me frymë për shkak të Covid-19.

Ajo thotë se 29-vjeçari ishte shtruar në spital që prej të shtunës së kaluar, ndërsa testin për Covid-19, e kishte kryer edhe nëna e tij, e cila fatmirësisht kishte rezultuar negative.

Çfarë natyre ishte Xhino?

Mikesha e tij: Unë kam qenë kolege në disa punë me Xhinon dhe shokë ndër vite. Dhe kurrë nuk ma ka dhënë përshtypjen e një njeriu me probleme dhe as me depresion apo luhatje humori siç po përshkruhet në disa artikuj. Përkundrazi ishte shumë solar dhe gjithmonë me energji pozitive dhe ndonjë shaka për të hedh.

Keni vënë re ndonjë ndryshim në sjelljen e tij?

Thonë që dy ditët e fundit kishte ndryshuar. Nuk po kthente më mesazhe apo nuk po shkruante më aq gjatë sa zakonisht. Xhino mbahej për mesazhe të gjata, ishte më i miri dhe në e-maile dhe nuk përtonte të shkruante. Por dy ditët e fundit ishte mbyllur në vetvete, kishte gjendje ankthi sepse nuk mbushej dot me frymë dhe kishte kapur frika në spital.

Si ka qenë biseda e fundit me të?

Jo unë javës së fundit nuk kam folur në fakt. Për herë të fundit kemi folur në fillim të gushtit dhe ishte mirë. Fol e qesh.

Kur ishte shtruar në spital?

Të shtunën ishte shtruar. Akoma nuk kishte mbushur javën. Por ai spitali e ndryshoi totalisht.

A kishte simptoma të rënda të Covid-19?

Jo por merrte oksigjen sepse nuk mbushej dot me frymë. Nuk kam folur që të kem vënë re diçka. Por dje kishte folur me njerëz të ndryshëm. Ama Xhino nuk ishte as tipi depresiv, as që bënte diçka të tillë. Prandaj nuk arrij ta besoj dot.

Po familjarët e tij a ishin testuar nëse ishin bartës të koronavirusit?

Mami i tij ishte testuar dhje kishte dalë negative. Për të tjerët nuk kam dijeni.

 

 

 

© SYRI.net

Lajme të tjera

Si i shpëtuan operacionit të SPAK dhe RENEA-s “kokat” e krimit. “Sky” zbardh vrasjet e bujshme!

SPAK lëshoi një ditë më parë 50 urdhërarreste për kapjen e disa personave, emrat e të cilëve janë të përfshirë në botën e krimit...

EMRAT/ Nga klani “Duka” te Endrit Dokle e ish-deputeti Ndoka, kush janë të “piketuarit” e aksionit me urdhër të SPAK

ABC News ka zbuluar disa prej emrave, të cilët kanë qenë në fokus të aksioni kombëtar, të ndërmarrë këtë të premte nga Policia e...

Elbasan/ 63-vjeçari godet me thikë një 58 vjeçar pas konfliktit! Dy të tjerë zihen me grushta

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 63 vjeç, banues në Elbasan dhe referoi materialet në Prokurori,...

E rëndë në Elbasan! 3 persona tentojnë ti japin fund jetës

Ditën e djeshme, në spitalin rajonal të Elbasanit, janë paraqitur: -shtetasja S. A., 61 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë...

Inceneratori i Elbasanit.Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala Mësohet se Agaçi është thirrur në cilësinë e...

Operacioni kombëtar/ Urdhërarreste për ish-deputetin Arben Ndoka, Indrit Dokle dhe Plaurent Dervishi

SPAK ka lëshuar më shumë se 43 urdhër arreste.  urdhër arresti është dhënë për Indrit Doklen, Plaurent Dervishin dhe ish-deputetin e PS-së Arben Ndoken. Kontrolle...