Këtë të premte në ABC Live me gazetarin Artan Hoxha, është diskutuar në lidhje me deklaratën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano se ka rënie në trafikun e kanabisit nga Shqipëria.

Gazetari në fjalën e tij është shprehur se kjo nuk është e vërtetë dhe këtë e dëshmon dhe droga e kapur me 7 dhjetor në Izmir që kishte zanafillën në Shqipëri.

Hoxha ka bërë me dije se tashmë trafikantët kanë ndryshuar linjën e transportit të kanabisit dhe sipas tij sekuestrimet e fundit që janë bërë në Izmir, në Malin e Zi, Serbi e Greqi tregojnë se trafikantët shqiptarë tashmë e kanë gjetur linjën e tyre të transportit të lëndës narkotike duke shmangur Italinë.

Ka shumë element të tjerë që kanë ndikim në këtë histori por nuk mund të jenë element vlerësimi ato elementë që ishin para 10 vitesh,. Pasi grupet përmirësojnë edhe farën hibride por dhe farën. Trafikantët tashmë me rritjen e masave kanë gjetur rrugë të tjera,. Në datën shtatë rasti i Izmirit është një fenomen që unë e kam denoncuar para 3 vitesh dhe u duke e pabesueshme, sesi një skaf që nisej nga Vlora të zbarkonte në Bodrum, është një distancë shumë e madhe.

Skafistët ma kanë shpjeguar dhe më thanë se për 48 orë të dërgonin atje. Madje dhe në rastin e Escobarit të fierit, thuhet se skafet e përdorur për në Turqi ishin më të fortë se ato të Italisë dhe minimumi ishte 1 ton ngarkesë që transportohej. Skafi i nisur nga Shqipëri ndalohej në ishujt grek dhe merrte karburant dhe më pas futej në territorin turk, ne dërgonim atje kanabis dhe merrnim heroinë, bëhej klering me pak fjalë jo para.

Rasti i datës shtatë dëshmoi këtë linjë. Një skaf do 48 orë që të bëjë zbarkimin në Turqi dhe të shmangë monitorimin e dy vendeve që janë në konflikt si Greqia me Turqinë, e shikon se çfarë aftësish kemi. Kujtojmë kamionin me 2 ton në Malin e Zi që po shkonte për në Gjermani. Më 5 tetor në Bosnjë u kapën 300 kg kanabis, më 17 maj, gjithashtu një tjetër rast. Me 25 nëntor është kapur gjysmë ton kanabis në Serbi që vinte nga Shqipëria dhe rasti i fundit ai i Izmirit, këto sasi që unë përmenda janë sasi të kapura. Këto elemente janë për të treguar se nga Shqipëria po trafikohet kanabis dhe nuk është e vërtet se nuk po kapet”, ka thënë ai.

Ndër të tjera gazetari investigativ ka deklaruar se lufta me kultivimin e kanabisit nuk është fituar pasi ne godasim punonjësit e parcelave por jo financuesit që tashmë janë shumë të fuqishëm dhe shpesh e bëjnë këtë aktivitet për të punësuar të afërmit pasi vetë merren me heroninë.

“ Lufta me narkotikët është një luftë që zgjat dhe akoma se kanë fituar dhe shtetet më të forta se ne dhe e rëndësishme është që të dominosh territorin para se ato të merren me ty, shumë personazhe që në atë kohë janë marrë me këtë çështje tashmë ndodhen në Ekuator, janë shumë të fuqishëm. Kjo është një luftë e përditshme dhe agjensitë e tjera bashkë me policinë duhet që të përballën me këtë sfidë. Policia nuk mund ta bëjë e vetme këtë luftë, nuk duhet të synohet kultivuesi por financuesi, nëse nuk u priten financat nuk u ndërpritet aktiviteti, pasi një pjesë e bëjnë dhe për të punësuar njerëzit e tyre pasi vetë mund të merren me heroinë, është shprehur ndër të tjera Hoxha.e.su./abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu