Ulje temperaturash dhe reshje shiu në të gjithë vendin

0
153

Sistemi i vranësirave dhe shirave mbetet në të gjithë territorin shqiptar ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe. Orët e mesditës sjellin intervale të shkurtra kthjellimesh, kryesisht në ultësirën perëndimore, sipas MeteoAlb.

Pasditja do të vijojë  me vranësira dhe shira intensive në veri-veriperëndim ndërsa shira të intensitetit mesatar do të bien në zonat Qendrore dhe Jugore. Gjate natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen serish në mëngjes por një rritje të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor, kjo do të bejë që në brigjet detare të gjenerohen dallgëzim 6 ballë.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qendre ciklonare në brigjet Jonit do të sjellë reshje intensive në Gadishullin e Ballkanit dhe Europën Juglindore. Edhe Europa veriore dhe ajo Lindore karakterizohen nga moti i paqëndrueshëm ku reshjet e dëborës do të jenë të pranishme.

Po ashtu, me vranësira dhe reshje shiu e dëbore paraqiten Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre. Ndërsa në ndikimin e motit të kthjellet dhe vranësirave të shpeshta mbetet vetëm Gadishulli Iberik.