Cilësi e mirë por çmimi I ulët

Për banorët e zonës së Dumresë prodhimi I vajit të ullirit po has mungesë tregu dhe luhatje  të cmimit ,nje situate e cila vazhdon prej vitesh.

Kodrat e Dumresë kanë pasur një prodhim me dobet kete vit pavaresisht faktit që vitet e fundit janë shumëfishuar sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë bujqësore.

Pjesa më e madhe e prodhimit shkon në fabrika ku përpunohet vaji. Me shtimin e këtyre sipërfaqeve me këtë kulturë bujqësore kemi dhe një rritje të numrit të fabrikave nga më cilësoret dhe që punojnë me teknologjinë më të fundit në treg.

Fermerët kanë pohuar që viti i kaluar ka qenë një vit  i mire në sasinë e prodhimit por çmimi ka qenë i ulet, pasi dihet që kur ka shumË prodhim kërkesa ne treg është me e vogel dhe çmimi ulet.

Prodhimi çdo vit vjen në rritje dhe detyrimisht duhet të gjejne një treg akoma më të garantuar, që fermerët të ndihen komod gjate  sezonit te vjeljes së ullirit.

Mungesa e një pike grumbullimi është kthyer në një problem të përhershëm sezonal për fermerët dhe prodhuesit e vajit të ullirit.

Fermerët që të gjithë kërkojnë një treg të përbashkët dhe që cmimi të jetë i arsyeshëm, që të paktën të justifikoj mundin e tyre.EGNATIA NEWS

Elbasani flash

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu