Urimi i Çelës me foton e Enver Hoxhës, Boçi: Projekt për rikthimin e ideologjisë

0
118

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është diskutuar ditën e sotme urimi kontrovers i deputetit Bujar Çela.

Ky i fundit uroi në një grup në WhatsApp festë e pavarësisë me foton e diktatorit Enver Hoxha. Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj  u shpreh se si Komision do të mbahet qëndrim kritik ndaj deputetit.

Po ashtu, Gjekmarkaj tha se beson se edhe kolegët e mazhorancës do të mbajnë qëndrim ndaj gjestit të Çelës. Në përgjigje, zv/kryetari i Komisionit Petro Koçi deklaroi se PS është e distancuar qartazi nga periudha e diktaturës. “Kuptohet që në kryer të kësaj diktature ka qenë Enver Hoxha.”

Kurse sipas deputetit Luçiano Boçi, nuk është rastësi që një deputet gjen shtegun për të rehabilituar diktatorin. Ai shton se ky është projekt për të rikthyer një mentalitet, një ideologji. /abcnews.al/