Ushtria ukrainase publikon videon: Rusia ka hedhur bomba me fosfor në ishullin e Gjarpërinjve

0
86

Ushtria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për kryerjen e sulmeve duke përdorur municione djegëse fosfori në Ishullin e Gjarpërinjve, vetëm një ditë pasi Moska tërhoqi forcat e saj nga shkëmbinjtë në Detin e Zi.

Dy lloje avionësh luftarakë rusë Su-30 që lëshonin bomba fosfori fluturuan mbi ishull nga Gadishulli i Krimesë i kontrolluar nga Rusia, tha të premten komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhnyi.

Sot rreth orës 18:00 … avionët e forcave ajrore ruse Su-30 kryen dy sulme me bomba fosfori në ishullin Zmiinyi”, tha ushtria ukrainase duke përdorur një emër tjetër për ishullin e gjarpërinjve.

Ministria ruse e mbrojtjes e përshkroi tërheqjen e saj nga ishulli të enjten si “një gjest vullneti të mirë” që synon të demonstrojë se Moska nuk do të ndërhyjë në përpjekjet e OKB-së për të organizuar eksportet e mbrojtura të grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Ushtria ukrainase të premten akuzoi Rusinë se nuk ishte në gjendje të “respektonte as deklaratat e veta”.

Pamjet video që shoqëronin deklaratën ukrainase treguan se një avion lëshoi municione të paktën dy herë në ishull, dhe ato që dukej të ishin vija të bardha që ngriheshin mbi të.