Ushtroi dhunë psikologjike ndaj nuses, vjehrra përfundon në komisariat

0
63

Një grua është arrestuar në Deçan të Kosovës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses.

Sakaq policia e Kosovës njofton se vjehrra është liruar pas marrjes në pyetje me vendim të prokurorit.

Gruaja do të hetohet në gjendje të lirë për akuzat e bëra nga nusja.

Njoftimi i policisë

Deçan 17.09.2022 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj rejës së saj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

/abcnews.al/