Vala e të nxehtit në Tajlandë, 30 të vdekur që nga fillimi i vitit

0
11

Vala e të nxehtit vazhdon në Tajlandë, ku temperaturat sot pritet të shkojnë në rreth 40 gradë Celsius, ndërsa 30 persona kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta.

Autoritetet e Bangkok këshilluan sërish sot miliona banorët e kryeqytetit tajlandez të qëndrojnë brenda për shkak të rreziqeve të konsiderueshme shëndetësore nga nxehtësia ekstreme.

Për të dytën ditë radhazi, temperatura ka shënuar 52 gradë Celsius në Bangkok, sipas autoriteteve. Prilli konsiderohet muaji më i nxehtë dhe më i thati në Tajlandë, por këtë vit vapa është përkeqësuar nga fenomeni i motit El Nino.

Vende të tjera në Azinë Juglindore po përballen gjithashtu me një valë ekstreme të të nxehtit këtë javë, duke përfshirë Bangladeshin, Mianmarin dhe Filipinet, ku mijëra shkolla kanë pezulluar mësimet.

Në Mianmar, temperaturat shënuan nivele rekord dje, me temperaturën që shënoi 45.9 gradë Celsius, dhe vendi do të përballet me temperatura të ngjashme edhe sot.

Në Tajlandë, 30 persona kanë vdekur nga 1 janari deri më 17 prill të këtij viti për shkak të të nxehtit, sipas të dhënave nga ministria e shëndetësisë e vendit.

/abcnews.al