Policia e Shtetit vijon kontrollet në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Uniformat blu të Elbasanit mësohet se janë stacionuar këtë pasdite në qytetin e Elbasanit.
Policia po kryen kontrolle në biznese e banesa për kapjen e personave në kërkim.
Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet do të jenë të përditshme dhe do të asistohen edhe nga forcat Shqiponja të Elbasanit,.
Në kuadër të këtij operacioni janë firmosur nga SPAK 32 urdhër-arreste, por vetëm 18 prej tyre janë ekzekutuar.