Vdekja e 22-vjeçares keniane pasi u dhunua barbarisht në Tiranë, shoqërohet në polici shoferi i kazinosë

0
65

Shoqërohet në polici shoferi i kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, e cila humbi jetën pak ditë më parë.

Mësohet se shtetasi R.B është shoqëruar në komisariatin numër 1 në Tiranë, për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit të kaluar ku e reja u dhunua në mënyrë barbare dhe u gjet pa ndjenja pranë banesës ku ajo jetonte.

Ndërkohë rasti u bë publik vetëm një muaj më pas. Sakaq e reja humbi jetën para pak ditësh në një spital në Kenia.