Vdes Otto Bariç, Duka: Një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria

0
173

Presidenti i FSHF, Armand Duka reagon pas ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të Kombëtares, Otto Bariç.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Duka vlerëson figurën e teknikut kroat.

Armand DukaMësova me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Shqipërisë dhe mikut tonë, Otto Bariç.


Ai ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria. Padyshim një ekspert, por dhe një njeri shumë i mirë.


Koha që bashkëpunuam kur ai drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyera. Kam pasur gjithmonë vlerësimin maksimal për të. E kam thënë në shumë ambiente, por e them përsëri, kam mësuar shume nga bashkëpunimi me Otton në të gjitha këndvështrimet.


Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën Kroate të Futbollit dhe miqtë e tij të shumtë. Gjithmonë i paharruar, Otto!