Vendim historik/ Dënohet për krime kundër njerëzimit oficeri i lartë sirian i Asadit

0
65

Një gjykatë gjermane dënoi këtë të enjte një ish-oficer të policisë sekrete siriane për krime kundër njerëzimit. Pas shumë dëshmive të qytetarëve sirianë, gjykata dënoi për krime kundër njerëzimit Anëar Raslanin.

Ai ka abuzuar me qindra të burgosur për vite me radhë në një burg pranë Damaskut, thonë qytetarët sirianë që kanë humbur të afërmit e tyre.

Vendimi që është cilësuar historik është mirëpritur nga shumë qytetarë sirianë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut. Zyrtari i qeverisë së presidentit Bashar al-Assad ka dhunuar dhe abuzuar me qindra të burgosur, teksa shumë prej tyre edhe kanë humbur jetën ose janë gjymtuar përjetësisht.

Gjykata e Koblenz-it arriti në përfundimin se Anëar Raslan ishte oficer i lartë në burgu e qytetit sirian Douma, ose i njohur ndryshe si Dega 251, ku u arrestuan shumë protestues opozitarë të presidentit Asad.

Gjykata gjermane e dënoi me burgim të përjetshëm ish-oficerin. Avokatët ndërkohë thanë se klienti i tyre duhej liruar sepse kishte zbatuar urdhërat, por ai kurrë nuk ka torturuar personalisht askënd.

Sipas dëshmive të qytetarëve që kishin humbur të afërmit e tyre, por edhe atyre që kishin vujatur vetë tortura, prokurorët gjermanë ngritën akuzën se Raslan mbikëqyri “torturën sistematike dhe brutale” të më shumë se 4,000 të burgosurve mes prillit të vitit 2011 dhe shtatorit të vitit 2012, duke rezultuar në vdekjen e dhjetëra qytetarëve.

Më herët, një oficer tjetër sirian u dënua vitin e kaluar për ndihmë në krime kundër njerëzimit dhe u dënua nga gjykata e Koblenzit me 4 vjet e gjysmë burg.

Të dy burrat u arrestuan në Gjermani në vitin 2019, pasi kërkuan azil në vend.

Viktimat e torturace dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se shpresojnë që vendimi të jetë një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për shumë njerëz që kanë vuajtur tortura dhe kanë humbur jetën në burgjet e presidentit Asad dhe diktatorëve të tjerë.

Siria ndërkaq është një vend i përfshirë nga një konflikt i gjatë që ka marrë jetën e qindra mijëra njerëzve, teksa miliona sirianë kanë emigruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu