Vendimi i Kushtetueses, deputeti i PD: Gjykata vendosi t’i zgjasë mandatin Olta Xhaçkës

0
43

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj e cilësoi si të padrejtë njërin prej vendimeve të Kushtetueses që pushoi ankimimin e opozitës për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës përpara se të shprehet Parlamenti.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai shprehet se ky vendim është marrë nën presionin e qeverisë.

Statusi i Shehajt

Gjykata Kushtetuese shtyu gjykimin mbi papajtueshmërinë dhe vendosi të zgjasë mandatin e deputetes Xhaçka.

Ky vendim është i padrejtë, shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e Qeverisë.

Është e qartë si drita e diellit se Xhaçka në shkelje të Kushtetutës ka përdor pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

Shqiptarët shpresonin të shihnin se kishte mbaruar koha e shtyrjeve dhe shmangieve kur duhet të gjykohet fati i qeveritarëve.

Për çdo gjykatës, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, dhe vetëm atëherë në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe besimi se asnjë nuk është mbi ligjin.