Vetëflijimi i dyfishtë, stabilizohet gjendja shëndetësore e 34-vjeçares, transferohet në urgjencën psikiatrike

0
210

Blerta Josifi 34 vjeç, ka dalë nga gjendja e rëndë shëndetësore, pasi u gjet në banesë pranë nënës dhe motrës së saj, të dyja të vdekura.

Ajo ka ardhur ditën e djeshme (2 korrik) në urgjencën e QSUT ku i janë kryer të gjitha ekzaminimet.

Ajo më pas  dhe më pas është transferuar në shërbimin e urgjencës psikiatrike, ku gjendja e saj është më e qetë.

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e djeshme (2 korrik) në Tiranë.

Nëna dhe vajza e saj 30 vjeçe janë gjetur të vdekura në banesë, ndërsa vajza tjetër 34 vjeçe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Ka qenë vëllai i 56 vjeçares, shtetasi S.F i cili më datë 02.07.2020, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri” se motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Gruaja dhe dy vajzat e saj kishin tre ditë që nuk kishin komunikuar dhe kjo kishte nxitur vëllanë e 56-vjeçares të kërkonte ndihmë policisë.

Ora News