Vetëm katër përbërës, kjo është pija që kompenson mungesën e magnezit

0
239

Problemet në trupin e njeriut krijohen shpesh herë papritur. Por ka edhe mungesa të cilat janë grumbulluar me kalimin e viteve, siç është minerali i nevojshëm për kockat, magnezi. Ai merr pjesë në transmetimin e impulseve nervore, relakson muskujt dhe rrit nivelin e energjisë.  Gjithashtu kontribuon në shëndetin e enëve të gjakut dhe ul presionin e gjakut .

Më poshtë ju sjellim një pije, e cila përmban vetëm katër përbërës dhe ju ndihmon për të kompensuar magnezin.

Ekspertët këshillojnë që pijen ta konsumoni në mëngjes në mënyrë që gjithë ditën të jeni me humor të mirë.

Përbërësit:

– 25 g fara kungulli;
– 200 ml qumësht bajameje;
– 2 lugë fara liri;
– 1 portokall.

Përgatitja: Farat e lirit dhe farat e kungullit i përgatisni në blender dhe shtoni portokallin. Më pas shtoni qumështin dhe përzieni rreth 30 sekonda. Lini një kohë të shkurtër të gjitha që të bashkohen./abcnews