VIDEO/ “Çmendet” një kliente, hyn në restorant dhe vjedh hamburgerët

0
49

Një incident i çuditshëm ka ndodhur në Angli, në një nga restorantet e McDonald’s në Londër ku një grua futet brenda dhe merr hamburgerët.

Në videon që ka bërë xhiron në rrjet ajo shihet teksa i vendos hamburgerët poshtë sytjenave dhe bërtet me të madhe: Çfarë dreqin! Dua një hamburger!

Të dy punonjësit dhe klientët e shikonin me frikë. Një punonjës u përpoq ta ndalonte dhe ta përzinte, por ajo e injoroi atë dhe vazhdoi të rrëmbejë burgerë dhe t’i fusë në sytjena. Më në fund, një punonjëse hyn brenda dhe arrin ta largojë gruan, duke e nxjerrë nga dera.