VIDEO/ E hoqën nga puna sepse ngatërroi etiketat e çmimeve, rusi i ve zjarrin supermarketit

0
123

Një punonjës i pakënaqur, i vuri zjarrin supermarketit ku punonte , pasi shefi e hoqi nga puna.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Rusi.

Sipas raportimeve lokale, Alexander Schnaider, 33 vjeç, ngatërronte etiketat e çmimeve të artikujve në supermarketin  ku ai punonte në Tomsk, Rusi.

Për të treguar zemërimin dhe padrejtësinë që iu bë sipas 33-vjeçarit, ai lagu me alkool një kuti me fishekzjarrë, e më pas i vuri flakën.