VIDEO/ E pabesueshme, emigrantët palestinezë në Greqi festojnë sulmin me 7 të vdekur në Jerusalem

0
38

Në një kamp emigrantësh në Greqi kanë mbizotëruar mbrëmjen e djeshme disa trazira, për shkak të grumbullimit të disa emigrantëve palestinezë të cilët bërtisnin dhe ngrinin parulla.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, pa paralajmërim. Siç shihet në video emigrantët arabishtfolës dhe palestinezë bërtisnin në favor të Palestinës.

“Rroftë Palestina” dëgjohen të thonë ndër të tjera “Allahu Ekber”, përpos këngëve tradicionale palestineze.

Sipas informacioneve, ngjarja e tyre spontane erdhi pasi sulmi vdekjeprurës në një sinagogë në Jerusalemin ku u shkaktuan 7 viktima. r.t/abcnews.al